• |
ide | kryesore

Pohimi befasuese i Guardiolës: “Klopp më ka bërë një trajner më të mirë”

-Instant, Sport



Premier League është futur në një fazë të nxehtë dhe para pauzës për kombëtaret, futbolli anglez do të ofrojë një klasike të viteve të fundit: ndeshjen e madhe mes Liverpool dhe Manchester City. Gjithashtu do të jetë mundësia për të parë përsëri kundër, dy trajnerët: Jurgen Klopp me Reds, dhe Pep Guardiola, teknik i Citizens. “Skuadrat e Jurgen Klopp më kanë ndihmuar të jem një trajner më i mirë”. Këto janë fjalët vlerësuese të teknikut të Manchester City Pep Guardiola në vigjilje të sfidës kundër Liverpool. “Më ka cuar në një nivel tjetër, duke reflektuar, duke më vënë në provë”, shtoi spanjolli.

Pikërisht ky i fundit ka folur në konferencën për shtyp në lidhje me rivalin e tij dhe shtytjen që i bëri për t’u përmirësuar si menaxher. Guardiola shpjegoi se si Klopp e bëri atë një trajner më të mirë duke e lejuar të qëndrojë ende në botën e futbollit. “Më ndihmoi të bëhesha një trajner më i mirë,” tha Guardiola për rivalin gjerman. “Ai më vendosi në një pozitë për të testuar veten, duke më bërë të kuptoj se çfarë duhej të bëja për t’u përmirësuar si trajner dhe për të mposhtur Liverpoolin. Për këtë arsye unë jam ende në futboll. Ka disa trajnerë dhe Jurgen është njëri prej tyre, që të shtyjnë të bësh më shumë, në fazën tjetër. Ekipet tona janë përballur shumë herë me njëri -tjetrin vitet e fundit dhe kanë cilësi të ndryshme dhe mund të shënojnë në mënyra të ndryshme. Kjo na ka lejuar të më përmirësohemi dhe më ka përmirësuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *