• |
ide | kryesore

VAR e ka ‘inatin’ me Werner: 16 gola të anulluar e Tuchel bën ironi: “Kur shënon më shkon mendja te teknologjia”

-Instant, Sport, Video



Timo Werner është më i fortë se fati i keq dhe… VAR-i. Sulmuesi gjerman nuk e ka pasur të lehtë që kur u bashkua me Chelsea. Për ish-lojtarin e Leipzig historia nisi mirë në verën e vitit 2020, me tetë gola në 11 ndeshjet e para me Blues. Pastaj diçka ngeci, edhe falë një marrëdhënieje mjaft të ndërlikuar me “Big brother-in” në anë të fushës. Vetëm katër gola deri në fund të sezonit të kaluar. Nga ana tjetër, 15 gola iu anuluan mes asistentëve të arbitrit e VAR.

Kuptohet, 25-vjeçari mund ta konsiderojë vitin e tij të parë te Chelsea si më të keqin në karrierën e tij. Sidoqoftë, prania e Tuchel që nga fillimi i sezonit dhe ardhja e një qendërsulmuesi si Lukaku, i aftë për të hapur zona dhe për të punuar për ekipin, mund të konsiderohet një ogur i mirë. Në realitet, deri në sfidën me Saints, Werner kishte përfunduar më parë në qendër të kritikave dhe, më pas, ndër lojtarët e mundshëm për tu larguar në janar. E madje edhe kundër Southampton gjërat po dukeshin keq. Pak para intervalit Werner arriti në kohë për takimin me një krosim të Hudson-Odoi, por më pas VAR, si zakonisht, i mohoi golin.

Werner mund të ketë edhe defekte, por nuk i mungon aspak vendosmëria. Filloi të vrapojë kilometra në fushë derisa, pesë minuta nga fundi, gjeti zgjidhjen. Krosimi i Cesar Azpilicueta përfundoi në gol. Edhe për VAR. Gjithçka është mirë kur përfundon mirë, edhe pse Tuchel, siç i tha BBC, shpreson se është vetëm fillimi. “Ne të gjithë u ndjemë të lehtësuar, por është edhe më e rëndësishme që Werner ishte atje. Kur një kros i tillë arrin në zonë, unë gjithmonë pres që sulmuesi ynë të gjendet gati”. Dhe kështu ishte. “Ne kemi ndjesinë se sa herë që Werner shënon ka një vendim nga VAR i gatshëm për t’ia hequr atij kënaqësinë. Këto janë situata që mund të ndodhin, por ato nuk duhet të dekurajojnë lojtarin. Në rastin e Werner, unë jam i lumtur për të. Ai mund dhe duhet të përmirësohet më tej si në fazën e realizimit ashtu dhe në lëvizjet në fushë, por ne të gjithë jemi shumë të lumtur për golin e tij”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *