• |
ide | kryesore

Tenis/ Kërcënoi dhe ushtroi dhunë verbale: akuzat e të dashurës së Zverev detyrojnë ATP-në të nisë hetimin

-Instant, Sport



ATP ka nisur një hetim të brendshëm mbi akuzat e bëra kundër Alexander Zverev nga ish e dashura Olga Sharypova për disa episode në të cilat ajo dyshohet se ishte viktimë e intimidimit verbal dhe kërcënimeve, veçanërisht për atë që ndodhi gjatë Shanghai Masters 1000 në 2019. Tenisti gjerman, numri 4 në botë, ka mohuar gjithmonë akuzat për dhunë në familje dhe ka paditur vajzën.

“ATP dënon plotësisht çdo formë dhune ose abuzimi dhe do të hetojë mbi akuza të tilla që lidhen me sjelljen në një turne anëtar të ATP-së”, thuhet në deklaratën e Shoqatës. Massimo Calvelli, drejtor ekzekutiv i ATP, theksoi se “akuzat kundër Alexander Zverev janë serioze dhe ne kemi një përgjegjësi të përballemi me to. Shpresojmë që hetimi ynë do të na mundësojë të vërtetojmë faktet dhe të përcaktojmë veprimet e mëtejshme. Ne e dimë që Zverev mirëpriti hetimin tonë dhe mohoi të gjitha akuzat. Ne gjithashtu do të monitorojmë çdo zhvillim të mëtejshëm ligjor pas hetimit paraprak nga sistemi gjerman i drejtësisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *