• |
ide | kryesore

Basketbolli humb një kampion të madh, tërhiqet Pau Gasol: “Besoja se do e mbyllja duke luajtur, jo me paterica e operacione”

-Instant, Sport



Pau Gasol ka njoftuar fundin e karrierës së tij si lojtar. Ylli spanjoll i basketbollit thotë mjaft në moshën 41-vjeçare, pasi ka fituar pothuajse gjithçka që një profesionist mund të ëndërrojë: një titull botëror, dy medalje argjendi olimpike dhe tre tituj evropianë me Spanjën; dy unaza NBA me Los Angeles Lakers; tre liga spanjolle dhe një Copa del Rey me Barcelonën. “Është një vendim i vështirë për t’u marrë pas kaq vitesh, por është një vendim i menduar – tha Gasol gjatë një konference për shtyp me një pjesëmarrje të lartë në kryeqendrën katalanase -. Unë shpresoja ta mbyllja duke luajtur, jo me paterica dhe ndërhyrje kirurgjike”.

Gasol luajti 20 sezone në kampionatin amerikan, ku ndër të tjera u zgjodh ‘Rookie i Vitit’ në 2002 dhe mori pjesë në ndeshjen e All-Star gjashtë herë. Përveç Lakers, ku ai ndau dhomën e zhveshjes me mikun e tij të madh Kobe Bryant, katalanasi shtatlartë gjithashtu luajti për Memphis Grizzlies, Chicago Bulls, San Antonio Spurs dhe Milwaukee Bucks. Duke u kthyer në Barcelonë, aty ku shpërtheu shumë i ri, ai arriti të fitojë titullin e fundit kombëtar me ngjyrat blaugrana sezonin e kaluar, para se të paraqitej në Lojërat e Tokios, ku Spanja u eliminua në çerekfinale nga Shtetet e Bashkuara. “Unë i jam mirënjohës të gjithëve që fitova një kampionat tjetër me Barcelonën, por kjo nuk është një lamtumirë, është mirupafshim – tha ai përsëri -. Unë e kam mbyllur fazën si lojtar, por ka shumë rrugë të hapura. Mundësitë për të bërë gjëra të rëndësishme janë të shumta, ose të paktën kjo është shpresa që kam”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *