• |
ide | kryesore

Kryeministri Kurti: Do të reduktojmë importet nga Serbia, më shumë bashkëpunim me Shqipërinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi uljen e importeve nga Serbia përmes masave të tjera që do të marrë ekzekutivi i drejtuar prej tij. Edhe pse nuk i bëri të ditura masat, duke iu kundërpërgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Kurti tha se synim i tyre është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.

“Në 6-mujorin e parë të vitit 2018, kur nuk ka pasur lëvizje të mëdha të çmimeve, Kosova ka importuar fiks 212 milionë euro mallra nga Serbia. Unë pajtohem që ulja e importeve nga Serbia duhet të bëhet edhe më shumë përmes masave që do të ndërmarrim. Krahasuar me qeverisjen e mëparshme, kemi një rritje të importeve nga Shqipëria dhe rritjen e eksporteve drejt Shqipërisë. Dhe ky është synimi ynë afatgjatë”, tha Kurti gjatë fjalës në Kuvend.



3 Comments

  1. Përgjigja e z. Blinken ishte e shkurtër, me gjuhe lakonike:”..anëtarët e Kongresit mund të drejtohen në Zyrën e Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative.”. Kongresmeni shkoi, pa dhe heshti!.. I ranë bateritë. E si mund të anashkalohet ky detaj shumë i rëndësishëm?!Ty ul hunda o shpellkar me shkolle o albin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *