• |
ide | kryesore

Pas 7 orësh ndërprerje, rikthehen Facebook, Instagram dhe WhatsApp

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Facebook, WhatsApp dhe Instagram po rifillojnë të funksionojnë pas më shumë se 7 orësh ndërprerje globale. Dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë botën mbetën pa qasje në kanalet e tyre të preferuara sociale të hënën pasdite pasi aplikacionet nuk funksionuan.

Një përfaqësues i Facebook, Mark Schroepfer shkroi në Twitter “ndjesë të sinqertë” për ndërprerjen pasi tha se po përjetonin “probleme të rrjetit dhe ekipet po punonin që sa më shpejt për të korrigjuar dhe restauruar sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ndërprerja filloi rreth pasdites me kohën e Europës. Një total prej 43% e përdoruesve përjetuan probleme me aplikacionin, ndërsa 27% nuk ishin në gjendje të dërgonin mesazhe.

Gjiganti social i Mark Zuckerberg, Facebook i cili zotëron Instagram dhe ËhatsApp gjithashtu kishte probleme. Përdoruesit e WhatsApp dhe Instagram mund të hynin në aplikacione, por nuk ishin në gjendje të shihnin ndonjë përmbajtje të re, përfshirë mesazhet e dërguara ose të marra.

WhatsApp web, versioni desktop i aplikacionit të mesazheve, nuk dukej se po ngarkonte as në kompjuter. Asnjëra nga kompanitë nuk ka thënë asgjë zyrtare se çfarë mund të ketë shkaktuar mosfunksionimin. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *