• |
ide | kryesore

Si kurrë më parë, Chiara Ferragni në kopertinën e Vogue Italia

-Instant, F1, Paparazzi



Chiara Ferragni mund të ketë qenë në kopertinat e revistave më prestigjioze, madje edhe në Vogue, në vende të ndryshme, por asnjëherë në Vogue Italia. Kjo revistë ka rëndësi të veçantë për të, jo vetëm sepse është një nga më prestigjiozet në vendin e saj, por edhe sepse është rritur duke i admiruar kopertinat, pa e menduar kurrë që një ditë do të ishte vetë ajo protagonistja. Chiara ia arriti kësaj dite dhe për të s’mund të kishte emocion më të madh.

“12 vjet më parë kur fillova karrierën time po shikoja Vogue Italia, dhe kryeredaktorin e kohës, si një botë shumë larg nga e imja.

Për mua ishte një rreth i vogël njerëzish krijues për t’u parë, veçanërisht pasi isha vetëm në fillim të këtij udhëtimi të çmendur dhe nuk kisha asnjë lidhje. Në shfaqjet e para të modës ku isha e ftuar kisha një ftesë në këmbë, nga e cila nuk mund ta shohësh shumicën e shfaqjes, ndërsa njerëzit e rëndësishëm ishin ulur në rreshtin e parë.

Sot, të jem në kopertinën e Vogue Italia është një qëllim që më bën të ndihem krenare për atë vajzën e vogël që filloi blogun e saj të vogël në vitin 2009. Është një ëndërr që u realizua pas shumë sakrificash dhe punës së palodhur.

Kjo nuk është kopertina ime e parë e Vogue, por është një nga më të çmuarat”, -ka shkruar Chiara përkrah postimit të kopertinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *