• |
ide | kryesore

Florian Binaj në protestën kundër rritjes së çmimeve: Nuk hamë të gjithë tek Nusreti

Arkiva



Aktori i humorit Florjan Binaj i është bashkuar protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Kryeministrisë, ku qytetarët kundërshtojnë paralajmërimin e qeverisë për rritje të çmimit të energjisë dhe të karburantit.

Ai theksoi se në këtë bulevard duhet të ishin më shumë qytetarë.

“Jemi të gjithë këtu për atë pabarazi. Kur është qeveria këtu? Jemi për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të rrisin fëmijët. Bravo të gjithëve që jeni këtu. Dhe më shumë duhet të jemi. Nuk hamë të gjithë te Nusreti”, tha Binaj, ndërkohë që në dorë mbante një pankartë me mbishkrimin ‘Nusr-Edi jetesa’, shoqëruar me një fotomontazh ku shihej kryeministri Rama, të cilin e himiton shpesh herë në rolet e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *