• |
ide | kryesore

Gazetari i BIRN: SPAK është vënë në lëvizje pas skandalit të “Pandora Papers”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Skandali “Pandora papers” zbuloi dokumente sipas të cilave “Energoinvest” që ndërtoi linjën e re të energjisë elektrike midis Shqipërisë dhe Kosovës, i ka paguar 3.6 milion euro një kompanie të vogël konsulence në Emiratet e Bashkuara Arabe.

BIRN siguroi dokumente sipas të cilave shqiptari Vasil Kallupi ishte administrator i kompanisë së konsulencës AL Energy Transmission LTD e themeluar në vitin 2013.

Ndërkaq pas publikimit të këtyre fakteve në lëvizje është vënë edhe SPAK. Gazetari i BIRN Besar Likmeta zbuloi në emisionin “Open” se ka pasur një bisedë telefonike me kreun e SPAK, Arben Kraja, të cilit i ka dhënë kontaktet e organizatës por asnjë dokument.

Gazetari shton se në të dhënat e publikuara nga BIRN ka mjaft indicie për të nisur hetimet ndaj biznesmenit.

“Kam pasur një telefonatë me Arben Krajën. I kam dhënë kontaktet e organizatës. Nuk është e natyrës e gazetarit që të ndajë dokumente me institucione. Zbatimi i ligjit është detyrë e prokurorisë kur ka publikim të të dhënave kur ka dyshime. Është për tu parë se çfarë do të prodhojë organi i akuzës”, – tha ai.

I pyetur mbi mundësinë e zhvillimit të një hetimi mbi çështjen Likmeta thotë: “Dhe për të dhënat që kemi publikuar, besoj se ka indicie për të nisur hetimet. Për gazetarët kërkohet dhe punë ekstra, edhe në rastin e dyshimeve. Nuk mjafton thjesht ta marrësh një dokument dhe ta bësh publik”.



5 Comments

  1. Ne Spak ja e kukulla te sorros. Ketu vidhen pronat e bazave ushtarake ne mes te dites nga pushtetaret, aq sa ne vlore cdo nje jave nderrohet drejtori i kadastres. Po rafinerite e naftes kush i pervetesoi dhe i shkaterroi. Po me energjine elektrike ku po obuzon e shperdoron fondet publike.

  2. Unë kam besim se ti do të fitosh, siç ka ndodhur gjithmonë. Këtë besim ma shton edhe prania në krahun tuaj e profesorit me të ardhme të ndritur z. Tritan Shehu. Vetëm një gjë më trishton. Edhe pse gjallë dhe i fortë, kundër teje po dalin mjaft bij të tu. Merre me mend çfarë do të ndodhë kur, larg qoftë, ti të mos jesh më midis nesh.

    Gjithësesi, në ndodhtë kjo gjë, sepse njerëz jemi, mbaj lidhje me Salianjin sepse ai ka eksperiencën me Babalen

    1. Po çfarë lidhje ka ky medemek “komenti” tënd me ato çfarë ngre ky shkrim ?
      Në “Openin” e Top Chanel nuk ishte ftuar Berisha , ore guak, por z.Likmeta, një përfaqësues i BIRN.
      Aty u përmend me emër “politikani” shqiptar i dyshuar si zbulim i “Pandora papers” e emrin e tij e përmendi Bolinoja.
      Është fjala për Nasip Naçon , ish ministër i LSI në qeverinë Berisha, që ju bashkua PS.
      Bolino e Dyrnjaja, gënjyen pa pikën e turpit se Nasip Naço na qenka një “politikan i djathtë” e po ashtu edhe biznesmeni Kallupi.
      Që të dy këta janë “të majtë” 24 karat e miq të Nanos e Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *