• |
ide | kryesore

Kërkesa e Kurtit në samitin e Ballkanit: Shpresoj të marrim njohje edhe nga 5 vendet e BE-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Teksa ndodhet në Slloveni në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shprehur dëshirën se ky samit ta bëjë Bashkimin Evropian të qëndrojë në thelbin e saj e që është zgjerimi i saj.

“Kanë kaluar më shumë se 3 vite që kur KE-ja ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave. Ka qenë një padrejtësi e madhe dhe mungesë e drejtësisë për qytetarët e Kosovës. Ne kemi shpresë që ky samit, do ta bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saje ky është zgjerimi i saj, si projekti më i rëndësishëm politik dhe historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore. BE-ja duhet të vazhdojë me zgjerim që të jetë Evropë. Gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor janë ato që i mungojnë Bashkimit Evropian të bëhet Evropë. Ne jemi në Evropë, por Bashkimi Evropian duhet të bëhet Evropë”, ka thënë Kurti.

Më tej kryeministri i Kosovës është shprehur se janë 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe shpreson që së shpejti ato do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Shpresoj që së shpejti ato 5 vende do ti bashkohen vendeve që na kanë njohur. Unë avokoj për mungesën e frikës nga BE-ja dhe hidhërimin nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Kurti foli edhe për raportet Kosovë-Serbi, ku tha se duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë.



1 Comment

  1. “A ke marre njohjen politiko-vellazerore-revolucionariste nga miku yt revolucionar , para zgjedhjeve te 25 prillit 2021 ne Shqiperi , kur zotnia tate si politikan qelbesire i tipit Ilir Meta e Sali Berisha (Karaxhiç) , fute hundet ne keto zgjedhje per te rrezuar PSocialiste dhe Shumicen parlamentare me 75 deputete te PSocialiste , me paramilitaret e VV nga Kosova e paramilitaret e SHQUP dhe LSI=LESHELI , me megafonin qelbesire mediatik te LAPSI.Al te gazetarit e opionistit ne qelbesire ne Shqiperi Andi Bushati , ish burri i super pasanikes dhe super qelbesire avokate Ballanca e Avokatit te Popullit , pra o palo kryeminister Kurti Albin , ato 5 vendet e BE jo qe nuk kane per te njojtur kurre ty si Kosove shtet , pa i kerkuar falje publike President Thaçit , Kadri Veselit etj , per helmin qe i fute si gjarper politikan i tipit te Ilir Metes dhe Sali Berishes ! SHPORRU vet nga skena politike o Albin Kurti , se sapo te marre pafajsine President Thaçi , ti dhe ajo presidente idiote Osmani , gjeni vrime miu ku te futeni ! SHPORRU !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *