• |
ide | kryesore

Rritja e çmimeve, Pano Soko: Për të mbuluar vjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Protestës qytetare përpara Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve i është bashkuar dhe eksperti i ekonomisë, Pano Soko. Ai u shpreh se qeveria e do popullin të varfër për ta kontrolluar, ndërsa shtoi se rritja e çmimeve po bëhet për të mbuluar vjedhjet.

“Çmimet i rrisin për të mbuluar vjedhjet e tyre. Duan të rrisin çmimin e energjisë sepse humbjet janë katastrofike dhe ku do t’i gjejnë lekët, duke na i marrë ne. Këta e vrasin mendjen për rritjen e ccmimeve për ushqimet, për vajin, ata s’e dinë fare, sepse ata nuk shkojnë në dyqan? Ky s’ka shkuar kurrë në dyqan që të ketë parë çmimet, asnjëherë, sepse ka qenë ministër, ka qenë kjryetar bashkie, është kryeministër. Këta i duan njerëzit të varfër që të t’i kontrollojnë, sepse po u bëtë të pasur, nuk ju kontrollojnë dot. prandaj duhet të bëhemi bashkë”, u shpreh Soko.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *