• |
ide | kryesore

Hetohet kancelari austriak, dyshohet për korrupsion dhe shkelje të besimit

-Instant, Lajme, Planet



Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet nën dyshimet për dhënie të ryshfetit dhe shkelje të besimit, siç njoftuan prokurorët anti-korrupsion. Paraprakisht, autoritetet bastisën zyrat e partisë konservatore të Kurzit dhe disa ndihmësve kryesorë të tij. Dyshimet janë se, duke filluar nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, ka përdorur fondet qeveritare për te siguruar mbulim të favorshëm mediatik.

Kurz dhe Partia e tij Popullore thanë se hetimet janë të motivuara politikisht. prapa hetimeve fshihen motive politike. “Jam i bindur se këto akuza do të rezultojnë të rreme”, ishte reagimi I Kurz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *