• |
ide | kryesore

“30 % e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë”, Basha: PD do të depozitojë në SPAK kallëzimin penal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në konferencën e zhvilluar me gazetarët, Lulzim Basha tha se PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal të cilin do ta depozitojë në SPAK, me shpresën se nuk do të përfundojë tek dhoma e pluhurave.

Basha më tej u shpreh se 30 % e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë.

“Sa prej jush që ka një automjet apo që njohin dikë që përdor një automjet, nuk e dinë që cilësia e karburantit shqiptar është mizerabël. Kjo për shkak të skemës së vjedhur të korrupsionit. Dhe siç është bërë e qartë edhe sot në mbledhjen nga e cila doli edhe Rama , sipas burimeve të besueshme rezulton se 30 % e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë. Por pyetja përse ndodh kjo? Si ka mundësi që nuk paguhet as taksë, qindra milionë euro që nuk futen në arkën e shtetit apo nuk përkthehen në pensione. Ku shkojnë këto para? Sot po ju njoftoj se që nga dje, PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal të cilin do ta depozitojë në SPAK, me shpresën se nuk do të përfundojë tek dhoma e pluhurave”, tha më tej Basha.

Nga ana tjetër nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj theksoi se këtë vit nevoja për energji duhet të plotësoheshin dhe se në asnjë moment duhet të diskutohej për krizë energjetike.

Gjatë fjalës së tij Rushaj sqaroi se deri në shtator KESH ka prodhuar 4.5 miliard kë/ orë dhe se me këto statistika mund të shitej energji në treg të lirë.

“Deri në shtator KESH ka prodhuar 4.5 miliard kë/ orë .Këtë vit nevojat për energji jo vetëm që plotësoheshin, por kishte edhe për të shitur në treg të lirë. Madje edhe nevojat për të mbuluar humbjet teknike, plotësohen nga hidrocentralet e vogla të ndërtuara me koncesion. Pra ky vit duhet të ishte i shkëlqyer dhe nuk duhet diskutuar kjo rritje çmimi”, tha Rushaj.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *