• |
ide | kryesore

Berisha pyetet në Elbasan: Ku ishit kur largoheshin demokratët me kontribute në PD?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një qytetare i ka kërkuar shpjegim ish-kryeministrit Sali Berisha se ku ishte ai dhe pse nuk patëm një reagim në momentin kur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha largoi personazhet me kontribute të vyera për shumë vite në PD. Berisha tha e nuk ishte aspak dakord me veprimin e kryedemokratit dhe në bisedimet që ka pasur me të i ka thënë se pas këtij akti ai është lider i thyer.

“Unë ju garantoj se ndaj atij akti kryetarit të PD-së i kam thënë çdo gjë që meritonte. I kam deklaruar në zyrën time se me këtë vendim që ke marrë ata kanë të drejtën e zotit të ndërmarrin ndaj teje çdo veprim politik se t’i i vrave në pusi. Nuk kisha projekt-kthimin, se nëse dilja, dhe publikisht kam shprehur disaprovimin tim të plotë, por këto nuk mjaftojnë. Unë para gjithë shqiptarëve kisha deklaruar se largimi im është pa kthim dhe kjo më impononte mua të vetëpërmbahesha. Ata i kam thirrur në zyrë, të ri-integrohen në PD, por i kam thënë atij mbrapa, se me këtë akt dhe me atë të marrëveshjes je lider i thyer. A ngjitesh apo jo kjo është një punë që duhet parë. Por sot e tutje ti Basha do jesh në lider i thyer”, tha Berisha.



3 Comments

  1. Z. Berisha bëre mirë që u ktheve, po mos u fshih më mbas “largimit tim”. Ti kishe përgjegjësi per PD edhe më vonë, ajo çfar bëre ti ishte kapitullim.

    Megjithatë vazhdo betejën që ke nisur, kape për zhelesh atë tradhtarin kryetar të PD.

  2. Eshte fakt qe Berisha nuk sulmoi asnjerin prej atyre qe perjashtoi Basha. Sulmi i Berishes ndaj tyre do ishte i nevojshem per te mbajt kohezionin e PD-se. Humbja horror e 2017 ishte pasoje edhe e tyre. Nuk do te thote qe eshte i pafajshem por ky eshte nje tregues ne favor te asaj qe thote.

  3. Sa ironike dhe uleritese eshte: ku ishit ku largoheshin nga PD….. ? Po ti ku ishe o birrishe ke cila PD ishe ti kur largoheshin demokratet…. ? Apo ty nuk te tregonin gje ….. ? Po ata qe nuk te “tregonin ty pa urdherin tend…” i zgjOdhe vete dhe i mbajte vete rreth vetes pasi ti largove figurat me te ndershme te PD nga strukturat. E normal qe njerezit ikin kur shohin langaraqe e bythelpiresa qe e degjeneruan bashke me ty PD. Ik qiu tashi megjithe floktoren tende. Dhe nje gje: GJYNAHET DHE PABESITE QE KE BERE ME KETE POPULL PASI JA SHITE SHPIRTIN RAMIZ ALISE DHE KLANIT KOMUNIST “AI QE DIN TI”, DO TI PAGUASH TI VETE ASKUSH TJETER

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *