• |
ide | kryesore

Fillon zbatimi i marrëveshjes/ Që sot gjoba serbëve që nuk vendosin etiketa në targat e makinave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Që nga dita sotme Policia e Kosovës do të gjobisë të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk vendosin etiketat në targat e lëshuara nga Serbia. Gazeta Ekspress shkruan se Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me etiketa në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe në stacionet më të afërta policore, në të kundërtën do të gjobiten.


Vendimi i Ministrisë vjen pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në lidhje pas reciprocitetit të targave që u aplikua nga Kosova. Sipas pikës dy të kësaj marrëveshjeje, si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra- tjetrës.


Aplikimi i këtyre etiketave ka nisur nga 4 tetori dhe do të zgjasë për 6 muaj, periudhë pas së cilës pritet të dilet me rekomandime se si do të zgjidhet kjo situatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu