• |
ide | kryesore

Një i vdekur, pamje nga aksidenti në Elbasan (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy automjete u përplasën kokë më kokë pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Në aksident janë përfshirë një kamion që vinte nga Maqedonia e Veriut me drejtues V.J dhe një automjet tip ‘Citroen’. Përplasja ka rezultuar fatale për 54-vjeçaren F.G, pasagjere në autoveturë, ndërsa kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit, E.M, banues në Tiranë, dhe G.M, 37 vjeçe. Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *