• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Rusia vodhi modelin e AstraZeneca dhe krijoi vaksinën Sputnik

-Instant, Arkiva, Planet



Rusia është nën akuzë pasi mendohet se ka përdorur një spiun të vendosur në Britani për të vjedhur modelin e vaksinës AstraZeneca.

Sipas Daily Mail, Vladimir Putin e ka përdorur më pas këtë model për të krijuar vaksinën Sputnik V, e cila është shumë e ngjashme.

Qëllimi i Putin ishte që të fitonte garën globale për vaksinën e parë efektive kundër koronavirusit.

Burime të sigurisë thanë se ka prova se një spiun i Moskës ka qenë në gjendje që të vjedhë modelin top sekret të vaksinës.

Ende nuk dihet se si e ka marrë ai konkretisht, nga fabrika, nga laboratori apo nga flakonët e përfunduar.

Moska shpalli një muaj pasi kishin nisur testimet në Britani se ka përfunduar vaksinën e saj Sputnik.

Ajo funksionon në mënyrë të ngjashme me AstraZeneca.

Më herët, shërbimet sekrete britanike kishin thënë se hakerat rusë kishin shënjestruar laboratorët e vaksinës në mars të vitit 2020. b



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *