• |
ide | kryesore

Situata me Covid-19/ Ulet ndjeshëm numri i të shtruarëve në spital, fatalitetet mbeten të larta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Numri i shtrimeve ditore në spitalin infektiv ka pësuar rënie, duke mos e kaluar shifrën e 15 shtrimeve në ditë.

Referuar burimeve nga ky spital, gazetari Erjon Skëndaj tha se jemi në një situatë të qëndrueshme me rënie të shtrimeve nga ditë në ditë. Ndër të tjera ai foloi për një numër të lartë fatalitetesh në raport me numrin e të shtruarëve.

Sipas ekspertëve, tha Skëndaj, numri i lartë i fataliteteve lidhet me dy faktorë kyc, e para se i përgjigjet dhe reflekton situatën e rëndë në fillim të shtatorit me valën ‘Delta’ dhe e dyta për shkak të vetëkurimit në shtëpi dhe mbërritjes në spital në gjendje tejet të rëndë kur shenjat klinike janë të tilla që mjekët e kanë të pamundur për t’i shpëtuar jetën.

Referuar javës që lamë pas, gazetari Skëndaj tha se ka patur një mesatare infektimesh në ditë 450 raste, ndryshe nga një javë më parë e cila ishte rreth 660 raste.

Sa i takon personave të shtruar në spital, Skendaj tha se sipas burimeve që disponon, nuk ka një person që ta ketë kaluar covidin dhe të jetë shtruar, shumica e pacientëve sipas tij janë të pa infektuar dhe të pavaksinuar nga covid.



1 Comment

  1. shumica e pacientëve sipas tij janë të pa infektuar dhe të pavaksinuar nga covid.
    o laapsiii jeni bere per te qare hallin cfare do te thote : ” te pavaksinuar nga covid?!?!?! PSE COVIDI I BEN VAKSINAT?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *