• |
ide | kryesore

Aksidentohet për vdekje 40-vjeçari shqiptar në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
Itali



Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali, teksa ishte rrugës për në punë. Ai ka qenë në makinë me një bashkatdhetar dhe koleg kur furgoni i tij “Ulisse” është përplasur me një makinë “Volkswagen” në rrugën rajonale 439 në komunën e Lajaticos.

Për 40-vjeçarin Edmond Zero, një shqiptar me banim në Fornacette në komunën e Calcinaia, nuk mund të bëhej asgjë, pavarësisht ndërhyrjes pothuajse të menjëhershme të dy punonjësve të shëndetësisë që u gjendën në vendin e ngjarjes. Edmondi i ardhur në Itali nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij 11 dhe 6 vjeç.

Të plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën, janë shoku i Edmond Zeros që ndodhej me të në furgon dhe çifti Pomarance, burrë e grua, që po udhëtonin në drejtim të Pontederës. Policia bashkiake e Peccioli dhe Lajatico po heton për shkaqet e aksidentit.

Mbetet për t’u parë se cili nga dy drejtuesit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me tjetrin. Përplasja ishte shumë e dhunshme. Dy makinat janë shkatërruar.

Pjesët e karrocerisë dhe motorët fluturuan me metra larg. Pas përplasjes ata të dy përfunduan në anë të rrugës, në anë të kundërta dhe të dy u kthyen në të njëjtin drejtim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *