• |
ide | kryesore

Basha: Ju tregoj kush është llumi dhe “bishtat” e korruptuar në PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Nuk do të ketë asnjë tolerim”. Ky ishte paralajmërimi i fortë i Lulzim Bashës ditën e sotme për Flamur Nokën, por edhe deputetët e tjerë qw do tw marrin anwn e Foltores sw Sali Berishws. Ai tha nga selia blu se “ne nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale, sajesave dhe shpifjeve, që duan ta kthejnë PD në një bunker të axhendave personale, të kujtdo qofshin”.


Në mbledhjen e grupit ditën e diel, Lulzim Basha referuar akuzave nga baza, tha se “Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin” duke shkaktuar irritimin e një pjese të demokratëve, mes tyre të Nokës. Por kush është llumi në PD? Këtë kreu i PD e sqaroi ditën e sotme.


“Kush është llumi? Jua them unë tani. Fraza të dala indirekt apo edhe këtu nga këto shkallë të PD-së (prononcimi i Flamur Nokës dje) që janë sajesa dhe shpifje i shërbejnë Ramës, ato bëhen për të demoralizuar demokratët, ndërkohë që e gjithë beteja jonë është të mos shkelmojmë mbi sakrificat e demokratëve për interesat e askujt, as të miat, por edhe as të kujt tjetër.

Kjo është arsyeja që kam marrë një vendim në 9 shtator, por të shmangur cdo mundësi përçarje, që i fryn Edi Rama dhe regjimi i tij. Regjimi i Ramës përbëhet nga oligarkë, pronarë mediash dhe anëtarë të krimit të organizuar. Këta janë llumi i tranzicionit. 30 vite ndërrohen qeveritë, këta pasurohen, statusi juaj vetëm përkeqësohet dhe beteja ime është me ata.

Këtu kërkohet fokus. A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Po, një pjesë e kemi pastruar kur ishim në qeverisje, një pjesë nuk kemi dalë ta pastrojmë. Njerëz që kanë kontrata me inceneratorët, njerëz që sot hapin gropa në Tiranë për të pastruar paratë, njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë të shantazhuar nga Rama për t’i shërbyer.

Që këto para të vendosura me praktika korruptive gjatë kohës që qeverisnim ne, ti përdorin për të shantazhuar demokratët në një rrugë pa krye dhe të akuzojnë kryetarin e PD-së se po u bën presion demokratëve, kjo është e patolerueshme.

PD është shpresa e vetme e këtij vendi. Kushdo që mendon se do ta kthejë PD në bunker të interesave personale apo të ndryshojë orientimin tonë euro-atlantik, apo do të thyejë vendosmërinë time për t’u përballur me Ramën apo bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes sonë, që një pjesë i kemi pastruar dhe një pjesë kanë mbetur, demokratët i dinë, ku janë dhe çfarë pazaresh kanë bërë dhe bëjnë me Edi Ramën. Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd që do bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve” tha ai.

14 Comments

    1. te dyja palet brenda PD vetem nje refren dine “i shitur tek Rama, i shitur tek Rama”. Ne PD cdo gje te thuash apo te besh do te te akuzojne e sulmojne egersisht si te shitur tek Rama. Nuk kan asgje me pak se fashistet.

  1. Demokratet mund te dine se cfare pazari kane bere me Ramen ata qe ti i quan llumi i PD-se, por askush nuk e di se cfare pazari ka bere Basha me Ramen naten e 17 majit 2017. Kete duhet ta sqaroje vete Basha

    1. Marëveshjae 2017-tës, ishte një marëveshje e detyruar nga faktori ndërkombëtar, nga përfaqësuesi gjerman dhe ai amerikan.
      Nëse ju përmbahemi fakteve e realitetit, ajo marëveshje teorikisht ishte një fitore r PD.
      Edi Rama që nuk lëvizte me arrogancë nga protestat e kërkesat e ndërkombëtarëve, u detyrua që të lëshonte një muaj para zgjedhjeve disa ministri.
      Kjo marëveshje me keqdashje e krejtësisht e gënjeshtërt, është komentuar nga kundërshtarët e Bashës, sikur ai bëri marëveshje për bashkëqeverisje me Ramëb, kur e vërteta ishte krejtë ndryshe..
      Ajo që mund të quhet gabim o Bashës për ate marëveshje, dhe që ai e ka pranuar vetë, ështëse i besoi dymetroshit, këtij njeriu të pacipë e të pa nder.
      Vërtetë PD pati disa ministra, por Rama si kryeministër as që i thirrri asnjëherë në Këshillin e ministrave dhe administrata e ministrive i izoloi ministrat demokratë.
      Në këto kushte, vjedhjet me blerje votash e ndihmën e krimit të organizuar, shpërtheu vrullshëm.
      Partia demokratike , ndonëse kishte bindjen për manipulimin e madh të zgjedhjeve, nuk arriti dot të mbledhë fakte.
      Ishte skandali i zbulimit të përgjimeve nga prokuroria , ajo që ja nxorri Ramës e bashkëpuntorëve të tij, të gjitha maskarallëqët që kishin bërë gjatë zgjedhjeve e që nëpërmjet Zërit të Amerikës e gazetës gjermane Bild, morën dhenë.
      Sa i takon faktit që Noka na qenka zemëruar që Basha ka përmendur “llumin” e qeverisë demokratike,
      Përse haron ai që ka qenë vetë në protestat e fuqishme që i ka përmendur me emra ate llum e në të njejtën kohë gjatë protestave e më vonë shkonte pas Bashës si dele ?
      A janë apo jo “llum” ish ministrat Imami e Bode që Bersha i mori në qeverinë e tij, këtë nuk mund ta them, ama është fakt që të dy kanë flirtuar me partinë socialiste.
      Qenka “i pa aftë” Basha e kjo është arsyeja që PD humbi zgjedhjet.
      Po pse nuk llogartiten sulmet e pandërprera të Patozëve, Topallëve, Imamëve , Bodeve etj në të gjitha mediat e Ramës, kundër Bashës vetëm për hallet e tyre personale karrieriste ?
      Përse mediat socialiste ju jepnin kaq shumë hapsirë këtyre ?
      A thua e bënin se nga dashuria për ta, apo se bënin çmos për të shkatëruar PD ?
      E njejta situatë dhe më keq akoma po përsëritet këto muajt e fundit pas zgjedhjeve të prillit.
      Filloi me ca të rënë nga dega në zgjedhjet mbrenda PD, ku na dolën ca personazh që e shisnin veten si më të mirët e kësaj partie e që nga votat humbën .
      Sa i takon përplasjes së Bashës me Berishën, pas akuzave të DSH për këtë, mendoj se Basha është nxituar, pamvarësisht se tek e fundit kur dha deklaratën publike për largimin e Berishës nga grupi parlamentar, përmendi si shkak faktin se ishte vetë Berisha që pat deklaruar kur u shpall non grata nga SHBA, se ai nuk deshte që të merej partia me çështjen të cilën ai e cilësoi personale.

  2. Kur nga burgu i Bences Fatos nano e etiketonte PS si nje kenete, i madhi Dritero u pergjigj

    se nese PS eshte kenete atehere Nano si kryetar i saje ishte buf kenete. Ashtu mund te themi sot

    per PD se ne rast se ne te ka pasur e ka llumra atehere Basha eshte kryellumi. Eshte pikerisht ai qe eshte

    akuzuar per pervetesime ne rrugen e kombit jo pak por 25o milion euro dhe iu ka shmangur gjykimit

    me sperdredhje procedurale. Edhe pas marrjes se pushtetit nga PS qe e kishte akuzuar aq shume, nuk

    i lezizi ujrat per ta hetuar per shkak te marreveshjeve te fshehta me Ramen , ne nje kohe qe Rama

    burgosi jo pak por 38 mije njerez brenda nje viti per fatura 30 mijeleksh, disa prej te cileve dolen

    me arkivol nga ato burgje, kur te gjithe debitoret sebashku nuk benin as sa gjysma e vjedhjes se

    rruges se kombit. Tani lind pyetja amos eshte moszbardhja e kesaj mega-afere kushti per te

    shkaterruar PD-ne?

    1. Ka një ndryshim të “vockël” more trim.
      Sistemi komunist enverist njëpartiak, ishtë një diktaturë kriminale e Partia e Punës ndroi vetëm emrin në Parti socialiste.
      Pra nëse flasim për qeverinë soc-komuniste, nuk bëhet fjalë për “kënetë” por për skëtterrë krimi.
      Partia demokratike, megjithë gabimet e saj nga mungesat e eksperiencës qeverisëse, është partia që solli ndryshimin epokal në Shqipëri, nga diktatura mizore në një shoqëri të hapur e të lirë.
      Për hir të së vërtetës duhet pranuar që Shqipëria, edhe në qeverisjet socialiste ka bërë hapa përpara në ekonomi dhe probleme sociale, sepse ësht vetë sistemi kapitalist ai që i ndikon këto ndryshime cilësore.
      Ama një gjë është e kjartë.
      Sado që gjendja e jetesës ka ndryshuar, mendësia prej skllavi e shqiptarëve e mbjellë nga diktatura enveriste, duhet të kalojnë shumë dukada që të përmirësohet.

  3. Eh ta dinte Yuri Kim se cfare zallamahie do te shkaktonte……..
    As ajo vete tani s’di më c’te deklaroje – i vijne shkresat direkt nga Soros!

  4. Shpeto lekuren tende me UAS i mbylle logarit He per he dhe me ramen ja kryeeve detyren futi nje xhiro ketej mga hollanda e mbylle telefonin
    Ket bej

  5. Shpeto lekuren tende me UAS i mbylle logarit He per he dhe me ramen ja kryeeve detyren futi nje xhiro ketej mga hollanda e mbylle telefonin
    Ket bej

  6. Tha vetem te vertetat, tani jane bere bashke kunder te vertetve dhe kunder bashes llumi i hajduteve ta majte e te djathte

  7. Lulzime Nuli ka shume pak per te mos thene aspak mbeshtetje ne PD dhe cdo perpelitje apo dalje e sforcuar nuk e shpeton dot nga largimi. Dhe ju qe kerkoni ta mbroni thjesht e dini qe ai eshte si i semuri me kancer qe i ka ditet e numeruara dhe ska shprese

  8. Tani kryetari i PD thotë me vete, … “ah moj ambasadore ç’më bëre, të kishim pritur dhe ca sa ti jepte këmbës doktori!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu