• |
ide | kryesore

Masë e re e vendosur/ Vaksinë ose test për të gjithë ata që futen në Kosovë nga sot

-Instant, Lajme, Të fundit

Nga dita e sotme të gjithë qytetarët shqiptarë nga Shqipëria që duan të udhëtojnë drejt Kosovës duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, dëshmi që e kanë kaluar COVID ose test PCR të lëshuar në jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë.


Lajmi është bërë me dije në një njoftim nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri. Për qytetarët që kanë shtetësinë e Kosovës, në rast se nuk kanë një nga këto dokumente duhet të futen në karantinë për 7 ditë.


Nga këto rregulla do të përjashtohen ata që do të largohen nga Kosova brenda tre orësh, qytetarët që kalojnë tranzit, ata që punojnë në sektorin e transportit, shtetasit e Kosovës që kanë dalë jashtë vendit në 12 orët e fundit si dhe diplomatët e huaj.

Certifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

Dëshminë që keni kaluar COVID-19:

test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë ose;

rezultat pozitiv i testit të antitrupave

serologjik –IgG, lëshuar jo më shumë se 30 ditë para;

Testi RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë;

Test i shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Për shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dokumentat e mësipërme, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këto persona duhet të plotësojnë një deklaratë për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

Nga këto rregulla përjashtohen:

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga territori i Kosovës brenda pesë (5) orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç”, njofton Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu