• |
ide | kryesore

Si e futën në kurth Thoma Gëllçin, nëpërmjet shoferit të tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur urdhri për arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi doli, agjentët e policisë nuk e kishin të qartë se ku ndodhej ai.

Nuk ishte në Tiranë. Po ku?! Kishte vetëm një mundësi për ta gjetur. Të gjurmonin sinjalin e telefonit të tij. Por prej disa ditësh, deri atë ditë që u arrestua z.Gëllçi nuk fliste me asnjë…

Agjentët dyshonin se ai mund të komunikonte përmes aplikacioneve që nuk mund të gjurmohen siç është WhatsApp.

Kishte vetëm një mundësi që të bënin, që të çanin perden teknologjike që e mbronte dhe ai të mund të komunikonte me celularë, e më pas përmes sinjalit të gjendej venddodhja.

Ndaj u zgjodh një person i tretë.

Ai ishte ish-shoferi i tij në RTSH. Burimet nga stafi që po procedonte për ndalimin e zotit Gëllçi i thanë gazetës “Si” se agjentët ju prezantuan shoferit, duke e pyetur se si mund të lidheshin apo nëse ai kishte dijeni se ku ndodhej ish-shefi i tij. Burimet thanë se shoferi refuzoi në mënyrë të prerë, duke pretenduar se nuk kishte dijeni dhe asnjë kontakt.

Por truku qëndronte diku gjetkë. Agjentët besonin se ai do të komunikonte në një moment me ish-shefin, ndaj improvizuan një bisedë disaminutëshe me të.

Agjentët kështu donin të fitonin kohë, derisa edhe telefoni i shoferit të vihej nën përgjim. Kur sinjali u kap, agjentët u larguan. Dhe ndodhi ashtu siç ata e kishin parashikuar.

Nuk kaloi pak dhe shoferi, i cili kishte refuzuar komunikon në mënyrë të menjëhershme në telefon me zotin Gëllçi, por jo përmes WhatsApp. “Alo shef… të kërkonin disa agjentë të policisë në Tiranë”, e lajmëron ai.

Ky do të ishte “gabimi” fatal. Një sinjal nga celulari i ish-drejtorit të RTSH-së që akuzohej nga SPAK për korrupsion me tenderat, mbërrin në pajisjen gjurmuese dhe tregon vendodhjen.

Gjurma tregonte se celulari i tij lëshonte sinjale shumë kilometra larg Tiranës, nga juglindja e Shqipërisë.

Fiks fare në një fshat të Ersekës. Ato ditë, zoti Gëllçi ndodhej në vendlindje. Në shtëpinë e nënës së tij.

Tani për agjentët e policisë mbetej faza tjetër. Momenti i ndalimit.

Nga Tirana porosia vjen për agjentët e Korçës. Njëri prej tyre arrin të komunikojë me zotin Gëllçi në telefon pa i treguar qëllimin, por thjesht i kërkon një takim për disa pyetje. Ish-drejtoi miraton takimin. Por teksa ai priste një komunikom formal dhe i pashqetësuar, agjentët i komukojnë drejpësëdrejti se është i arrestuar.

Burimet i thanë gazetës “Si” se zoti Gëllçi në fillim dukej i pashqetësuar. Por gjatë udhëtimit, i prangosur, në mbrëmjen e së premtes, javën e kaluar, gjendja e tij emocionale u rëndua.

Ai është sjellë në dhomat e paraburgimit në kryeqytet përgjatë gjithë darkës.

Publiku u njoftua për ndalimin e ish-drejtorit të RTSH nga një njoftim i SPAK-ut me shpjegimin se zoti Gëllçi dhe tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj dyshohen se kanë shkelur ligjin, kur në garën mes dy kompanive kanë skualifikuar njërën dhe shpallur fituese tjetrën, në një kohë që sipas dokumentacionit, asnjëra prej tyre nuk duhet të kualifikohej.

Sipas të dhënave nga SPAK, ish-drejtori Thoma Gëllçi dyshohet se ka nisur procedurën e tenderit për blerjen e pajisjeve për kanalin e ri “RTSH AGRO” në një kohë që as bordi dhe as AMA nuk e kishin miratuar këtë kanal.

Tenderi me fond limit gati 87 milionë lekë për blerjen e kamerave dhe pajisjeve teknike është zhvilluar në tetor-nëntor 2018. Pajisjet janë blerë dhe përdorur nga kanalet e tjera, ndërsa sinjali i kanalit “Agro” është shfaqur në paketën e RTSH 3 vjet me vonë, në prill 2021.

Thoma Gëllçi tani pret gjykimin… ndërsa një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk gjendet… ai është shpallur në kërkim. Policia dyshon se ndodhet në SHBA… aty ku nga edhe ish-drejtori u kthye enkas për t’u bërë drejtor./Gazeta Si



8 Comments

  1. Kjo historia me lart se SPAK nuk dinte ku ishte i dyshuari kryesor, nderkohe qe e kishte nen hetim “aktiv” tregon se ose eshte komplet e paafte ose ka nxituar arrestin per arsye propogande.

    Nese hetimi do ishte i plote, nuk kishte arsye per arrest pa marre me pare aprovimin e gjykates. Kjo eshte norme rendom dhe tregues i abuzivizmit procedural, kryesisht te policise. Z. Gellci per arsye qe nuk i dime duhet te trembej per vdekje, ndoshta si presion per te mos kryer ndonje veprim te caktuar, nxjerre emra etj.

    Duket se ka nje pattern ne te ashtuquakturat goditje te SPAK kohet e fundit. Nje numer procedimesh te 2018, 19 dhe sidomos 20, nuk jane aktivizuar deri para zgjedhjeve, por disa muaj me vone.

    Ne kete menyre ajo ka mbeshtetur ne heshtje maxhorancen per te mos patur asnje ndikim negativ te elektorati. Kjo, thjesht dhe paster eshte kriminale.

    Dhe tjetra, pothuaj ne te gjitha rastet me zyrtare, vec z. Llalla qe ishte komplet ne meshire te fatit, te gjithe te tjeret, prane qeverise, u liruan nga detyra dhe nuk iu djane detyra te reja. Ato mbajten nje profil te ulet derisa u erdhi mandata. Pra, serish, SPAK i la hapsire qeverisjes politike te pergatitet dhe reduktoje demin ne imazh nga te ashtuquajturat goditje te pritshme. Skandal. Te kujton kohe kur drejtimin e policise e bente Kulici dhe aq te disiplinuar e kishin kanabisin sa kur nevojiteshin goditjet, krimi i organizuar i jepte nje numer transportuesish, kryesisht te rinj dhe pa leke ne byth. Dhe policia ne fundvit thoshte qe ka bere aq e kaq goditje, ashtu si sot, ne fakt. Tani ky sistem eshte ngritur ne shkalle te larte mes SPAK dhe Rames.

    1. po Zamirit kur do i vije radha ? Po Sandrit ? Po Gecit Po… Se e bene prone te tyren cdo gje dhe e shkerdhyen TIRANEN NE BETON E KANCER PER QYTETARET MINJ

  2. prandaj na do shum amelika se jemi spiuna dhe kurthista te shqyer per njeri tjetrin. e bejn me qef letyrat pa lek. do doja shum te vinte nje koh kur ketu te mbeteshin vetem ameli.dhe keta te shfytyruarit sigurisht 10 here te vaksinuar dhe te mikrocipuar. Sa bukur do ishte.dhe pjesa e mire qe ka mbetur ende te ikte e gjitha prej ketej.ender e kam.

  3. kjo histori qelbet era
    maskaralleqe kodoshash

    Mos duan te thone se Raja s’ka dijeni ca ndodh ne vend? dhe Drejtore e Ministra shijne si te duan?
    Edhe pse s’ka komunikuar drejtperdrejt Rama ka dijeni te plote per gjitcka behet me shtetin.
    Nese s’ka, prape ai ka pergjejgesine e neglizhences kriminale.

  4. C’tu desh u plekse me Ramazanin, o Gellc
    Nuk e dije stlin me te rrasme qe ka ngrit sistem
    Po fjete me qente gdhihesh me morra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *