• |
ide | kryesore

Arrestohet 60-vjeçari në Shkodër për vjedhje energjie, procedohen 2 punjonjës të OSHEE

Lajme, Të fundit



Arrestohet një person në Shkodër dhe procedohen 2 punojnës të OSHEE. 60-vjeçari u arrestua pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në biznesin e tij.

Ndërsa 2 punonjësit e OSHEE kanë shpërdorur detyrën , duke mos raportuar shkeljen.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan një 60-vjeçar, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në biznesin e tij. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punonjës të OSHEE, Shkodër, pasi dyshohet se kanë shpërdorur detyrën , duke mos raportuar shkeljen“, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *