• |
ide | kryesore

“Sjellje neveritëse në futboll”: Fifa lajmëron tolerancë zero pas incidenteve në Londër e Tiranë

-Instant, F1, Sport, Video



FIFA ka njoftuar se po analizon incidentet dhe trazirat që përfshijnë tifozët e Hungarisë dhe Shqipërisë gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës. Në ndeshjen e Grupit I, në Tiranë sfida mes Shqipërisë e Polonisë u pezullua për rreth 20 minuta. Karol Swiderski sapo kishte shënuar për Poloninë në minutën e 77 -të kur u godit nga një shishe e hedhur nga tifozët shqiptarë. Lojtarët e Polonisë u larguan në dhomat e zhveshjes, të orientuar nga arbitr Turpan, por u kthyen në fushë sërisht pas 15 minutash dhe qëndruan fort për të marrë një fitore 1-0.

Në stadiumin Wembley, tifozët hungarezë u përleshën me policinë në tribuna menjëherë pas fillimit të ndeshjes, ndërsa zyrtarët u përpoqën të arrestonin një spektator nën dyshimin për abuzim racist ndaj një steëard.

“FIFA aktualisht po analizon raportet nga ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës FIFA të luajtua mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm,” thuhet në një deklaratë. “FIFA dënon me forcë incidentet në Angli dhe Shqipëri dhe dëshiron të pohojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune – vazhdon Zyrihu – si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një pozicion shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla neveritëse në futboll “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *