• |
ide | kryesore

“Injektohen vaksina të skaduara në Përrenjas”/ ISHP i përgjigjet Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha që publikoi mesazhin e një qytetari nga Përrenjasi që dyshonte se kishte marrë një vaksinë Pfizer të skaduar ka reaguar ISHP.

Në foton e publikuar nga Berisha shihej një flakon vaksine me datën “tetor 2021” ndërsa ish-kryeministri shkruante: “Stop përdorimit të vaksinave të skaduara! Qytetari dixhital denoncon krimin e vaksinimit me vaksina të skaduara. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij”.

Por ISHP thotë se kjo është e pavërtetë.

“…ju bëjmë me dije se të gjitha vaksinat e ardhura vijojnë të kalojnë në filtrin rregullator dhe monitorohen me rigorizitet për datën e skadencës.

Çdo përpjekje për të krijuar kaos me TË PAVERTETA për çështjen e skadencës së vaksinave është një mënyrë primitive për të penguar procesin e nevojshëm/jetik dhe të pandalshëm të vaksinimit. Përsa i përket monitorimit edhe të skadencës, vaksinatorët janë mirëfilli të trajnuar.

Kjo nuk është fushata e parë e vaksinimit, programi kombëtar i vaksinimit është një nga vlerat e rëndësishme të sistemit shëndetësor publik, prandaj ne kemi garancinë e procesit” – thuhet ndër të tjera në reagimin e ISHP. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. ka bere pazar edushi me Pfzier per mall afer skadences

    do thote eksperti pandemise – pse shpif

    pse mos e them? Kontratat pse mbahen fsheht.

  2. Imazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha është ‘rrëzuar’ nga ballina e Pallatit të Kulturës së Bajram Currit, ku qëndronte prej vitesh.
    Në videon e publikuar nga DITA, shihet momenti i heqjes së posterit gjigant të ish-kreut të Partisë Demokratike.Shpellkaret e salihut kane paguar dhe bakshish per të bere pfzier,por pula salih ha mut se kete di te beje me mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *