• |
ide | kryesore

Watford, Ranieri pa limite: “Deri në moshën 80 vjeçare? Mund të bëhem trajneri më i vjetër në Angli”

-Instant, Sport



Më 20 tetor Claudio Ranieri do të mbushë 70 vjeç dhe nuk duket se ka ndërmend të mendojë për daljen në pension. “Pa futboll mërzitem, fikem – shpjegoi trajneri i Watford në lidhje me debutimin kundër Liverpool -. E dua futbollin dhe jetën, pse të mos vazhdoj? Trajner deri në moshën 80 vjeç? Pse jo? Mund të bëhem trajneri më i vjetër i Anglisë, mbase do të shkoj në pankinë me shkop”. “Ajo që ka rëndësi është truri dhe truri është ende i ri,” shtoi ai.

“Unë gjithmonë kam vënë gjithë energjinë time, gjithë shpirtin tim, në punën time dhe jam shumë i lumtur – vazhdoi Sir Claudio -. Presidenti më njeh shumë, shumë mirë”. “Disa kohë më parë shumë njerëz më thanë që unë isha një “Tinkerman” sepse ndryshova ekipin kaq shumë herë, sistemin – tha Ranieri -. Pas 20 vitesh shumë trajnerë janë “Tinkermen”. Po, e pabesueshme. Unë krijova një stil. Bëra hapësin e rrugës dhe ata janë të gjithë prapa”.

“Unë dua ta çoj ekipin në ujëra të sigurta dhe nëse do të jem aty nuk do të jetë një përrallë në Watford, do të jetë thjesht normale,” shtoi trajneri duke folur për aventurën e tij të re në Premier. “Për ne është shumë, shumë e rëndësishme të shpëtojmë, sepse presidenti ka një ide të përmirësohet gradualisht, nga viti në vit – vazhdoi ai -. Shpresoj të jem këtu çdo vit kur ai të dëshirojë të përmirësojë këtë projekt”. “Një ditë pas fitimit të titullit me Leicester, gjithçka ishte e kaluar për mua – vazhdoi ai -. Kam harruar gjithçka. Unë gjithmonë shoh përpara. Çfarë ndodh nesër, çfarë ndodh të shtunën. E gjitha, për mua, është themelore”.

Në fund një batutë për përvojën te Chelsea: “Ata më shkarkuan. Kjo është ajo që ndodh menjëherë kur pronësia ndryshon. Unë përfundova i dyti pas Arsenalit të pamposhtur. Arrita në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe u shkarkova. Kjo është jeta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *