• |
ide | kryesore

Werner ka idenë e tij për kritikat: “Nëse do t’i kisha dëgjuar, nuk do arrija më të luaja”

-Instant, Sport



Timo Werner është bërë përsëri protagonist, jo vetëm për zërat e merkatos, por edhe për përfaqësimet e tij në fushë. Sulmuesi gjerman i Chelsea është rikthyer tek goli dhe po konfirmon cilësitë e tij edhe me kombëtaren. Pas një periudhe vërtetë të gjatë agjërimi, ish-sulmuesi i Leipzig po evidentohet për golat e shënuar: të fundit, dy golat me Gjermaninë e tij që kanë heshtur përsëri kritikat e shumta.

Pikërisht akuzat për aftësitë dhe talentin e tij ishin në rendin e ditës në media, por Werner, sic e pranon vetë, nuk i dëgjoi kurrë ato. Siç raportohet nga The Sun, në fakt, gjermani ka pohuar: “Kritikat? Më duhej t’i injoroja. Më duhej t’i injoroja sepse përndryshe, nëse do t’i mendoja, do të më duhej të ndaloja së luajturi. Nuk do të kisha mundur më të luaja futboll”.

E me sa duket, në fund, qendërsulmuesi ka patur të drejtë: “E dija që golat do të vinin. Unë vetëm duhej të vazhdoja të punoja. Besimi në ekipin kombëtar? Nëse ndiej besim dhe e di që e kam, e di gjithashtu edhe se do të bëj mirë. Për mua është e rëndësishme të ndiej besimin e trajnerit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *