• |
ide | kryesore

Alibeaj dhe Tabaku depozitojnë padi për energji në SPAK

-Instant, Lajme, Të fundit



Nënkryetarët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj kanë depozituar sot në SPAK padinë për energjinë.Pas depozitimit, para mediave Tabaku nënvizoi se pret që të vendosen përpara drejtësisë personat që abuzojnë me pushtetin dhe shpërdorojnë paratë publike.

“Sot ne depozituam një kallëzim për 3 drejtuesit e 3 enteve publike, zotin Adrian Çela, zotin Ergys Verdha, zonjën Erina Rexhepi, të tre përgjegjës për krizën e korrupsionit për krizën e menaxhimit dhe për krizën që do të përjetojnë qytetarët shqiptarë në ditët e ardhme si rezultat i veprimeve korruptive të këtyre individëve nëse sektorin energjitik. Çfarë ka ndodhur për ta përmbledhur thjeshtë. Qeveria shqiptare nëpërmjet këtyre 3 insituticioneve shiti energjinë me rreth 60 euro kilovator ndërkohë që e bleu pak javë më parë me 240 deri në 260. Edhe më lart se tregu. Ne kemi sjellë një shembull këtu që u vendos në dispozicion në fakt nga media i cili dëmi ekonomik është 10 milionë euro vetëm për një nga lotët. Vetëm për një nga tenderat është 10 milionë euro. Nëse do të ishte përdorur gjithë ajo sasi energjie që prodhohet në Shqipëri, do t’i kishim kursyer buxhetit 150 milionë euro. Qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit. I bëj thirrje drejtësisë së re të ngrihet në nivelin që i takon, të mos lejojë zyrtarët të përdorin pushtetin për t’u mbrojtur. Të marrë vendime që fondet e vjedhura të kenë një përgjegjës përpara drejtësisë”, tha Tabaku.



1 Comment

  1. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re, por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin.

    Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë. Ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, Saliu është lindur në 1 korrik 1944.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *