• |
ide | kryesore

Kryeministri spanjoll: Do të bëjmë të paligjshëm prostitucionin

-Instant, Arkiva, Planet

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka premtuar se do të bëjë të jashtëligjshëm prostitucionit në Spanjë. Në një takim me elektoratin, ai tha se prostitucioni “skllavëron” gratë.


Prostitucioni është dekriminalizuar në Spanjë më 1995, derisa më 2016, Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se prostitucioni dhe veprimtari të ngjashme, kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarëve.


Një analizë e vitit 2009 ka gjetur se një në tre burra spanjollë ka paguar për marrëdhënie seksuale.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se Spanja është qendra e tretë më e madhe e prostitucionit në botë, mbrapa Tajlandës dhe Puerto Rikos.

Prostitucioni nuk është i ndaluar në Spanjë dhe nuk ka dënime për ata që paguajnë për shërbime seksuale, për aq kohë sa diçka e tillë nuk ndodh në hapësira publike.

Besohet se rreth 300,000 gra punojnë si prostituta në Spanjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu