• |
ide | kryesore

Pamje nga zjarri në Korçë/ Në banesë u dogj një person, tre u evakuuan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12  në zonën e quajtur Çezma e Amzës, në Korçë, raporton News 24.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në banesë ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve kanë arritur të largohen, ndërsa një prej tyre është bllokuar brenda dhe dyshohet të jetë djegur.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e flakëve.

Gjithashtu edhe policia është e pranishme për të zbardhur shkakun e kësaj ngjarje të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *