• |
ide | kryesore

E trishtë/ Nëna shqiptare në Itali kërkon drejtësi për të birin, që humbi jetën në punë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për të kërkuar drejtësi, nëna shqiptare ka vendosur të publikojë foton e kufomës së djalit të saj të vdekur në një aksident në punë.

Bëhet fjalë për Lena Dodaj, nëna e Maringleno Dodaj, që vdiq në punë në moshën 25 vjeç, më 18 nëntor 2011, pasi ra nga çatia e një kompanie në Narni Scalo.

Ajo është shfaqur para gjykatës së Terni-t në Itali dhe me vete kishte një poster ku shfaqeshin dy fotografi të të riut të pajetë, ndërkohë që ndodhej i zhveshur dhe i shtrirë përtokë në dyshemenë e urgjencës në spitalin Santa Maria, ku ishte shtruar pas aksidentit të rëndë.

“Mbeta e shokuar kur i pashë. Im bir është poshtëruar si gjallë ashtu dhe vdekur”, ka thënë ajo për këto foto të shkrepura pasi ai ishte rrëzuar nga çatia dhe kishte gjetur vdekjen.

“Apeli im për prokurorin e Perugia-s është që të ndërhyjë për këtë çështje të tmerrshme”, tha nëna.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *