• |
ide | kryesore

Plas skandali në Serbi/ Dalin fotot intime që sekretarja i dërgonte ministrit

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Mediat serbe kanë publikuar fotot intime të ish-sekretares shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Diana Hërkaloviç, e cila është e arrestuar prej kohësh.

Sipas të njëjtave burime, ajo ia kishte dërguar këto foto një ministri dhe që në atë kohë ishte një prej politikanëve më të fuqishëm në Serbi. Ish-zyrtarja u arrestua me akuzën se dha urdhrin për “likuidimin” e avokatit Dragoslav Misho Ognjanoviç. Ndaj saj rëndon akuza penale për abuzim me detyrën.

Diana Hërkaloviç u emërua si Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017 ku në detyrën e ministrit ishte Nebojsha Stefanoviç. Hërkaloviç përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt. Në maj të 2019-ës, ajo dha dorëheqje pa asnjë shpjegim.

Emri i saj doli sërish në media në janar të këtij viti kur u raportua se ishte një nga personat e marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Portalet pro-qeveritare e kishin lakuar emrin e saj për lidhje të supozuara me një klan kriminal. ©LAPSI.al

Dijana Hrkalović Lidhja me klanin e Veljko Bellivuk! Arrestohet ish-zyrtarja serbe, u pyet për Vuçiç – Dosja AL FOTOT: Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme të Serbisë – Gazeta Tema Skandali në Serbi/ Publikohen fotot intime të ish-zyrtares, ia kishte dërguar ministrit - Top Channel



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *