• |
ide | kryesore

Në koma në gjendje të rëndë: sulmohet në Bryzh tifozi i City, 5 të arrestuar

-Instant, Sport



Pesë persona u arrestuan pasi një tifoz i Manchester City është në gjendje koma pas një agresioni nga tifozët e Bruges në Belgjikë. Guido De Pauw, 63 vjeç, është në gjendje të rëndë pasi u përpoq të merrte shallin e tij nga një tifoz i Bruges, i cili ia kishte marrë, në një stacion shërbimi në Drongen, raporton ‘Manchester Evening News’. Sulmi erdhi të martën mbrëma pas fitores 5-1 të Manchester City ndaj klubit belg në Ligën e Kampionëve. 63-vjeçari, anëtar i klubit të mbështetësve të Citizens, ishte duke shkuar për në shtëpi kur ndaloi në stacionin e shërbimit. Djali i De Pauw, Jurgen tha për Manchester Evening News: “Ai është në gjendje kome dhe në gjendje kritike”.

Pikërisht këtu ndodhi që tifozi i Manchester City u sulmua nga disa mbështetës të Bruges në Drongen, qyteti i lindjes i Kevin De Bruyne, disa orë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes anglezëve dhe Bruge. Sipas HLN, 63-vjeçari u sulmua në një parking për shkak të shallit që belgët ia morën si trofe dhe u godit dhunshëm në kokë. Ai tani është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa janë arrestuar 5 tifozë belgë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *