• |
ide | kryesore

Ngec në vetting gjyqtarja Manjola Bejleri, dyshohet fshehja e pasurisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ngec në vetting gjyqtarja e Tiranës.  Manjola Bejleri. Trupa gjyqësore e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin, vendosën sot shkarkimin e gjyqtares Bejleri.

Në seancën e mëparshme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungese burimesh financiare në vlera të konsiderueshme për krijimin e pasurive si pasojë e pamundësisë për të provuar ligjshmërinë e disa burimeve të deklaruara, që u kundërshtuan nga gjyqtarja e Tiranës Manjola Bejleri.

Komisioni konstatoi mosdokumentimin e burimeve të ligjishme që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe totale 104 m2 në vitin 2003 kundrejt vlerës 41 mijë e 440 USD, pasuri e rivlerësuar në vitin 2017 në vlerën 13 milionë lekë.

Gjithashtu nga KPK u ngritën dyshime se gjyqtarja Bjeleri mund të ketë fshehur një automjet në emër të vëllait të saj. Sipas Sanxhaktarit, subjekti ka deklaruar përdorimin e një automjeyti tip Volskwagen Passat të blerë nga vëllai në vitin 2010 në shumën 1 milion lekë.

Bejleri u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha shpjegime për një pjesë të 30 denoncimeve nga publiku, megjithëse prej Komisionit nuk u relatuan konstatimet e këtyre gjetjeve.

Manjola Bejleri e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Ajo ka qenë gjithashtu kryetare e shoqatës së gjyqtarëve.

Pas vendimit ajo ka bërë një reagim.

Ky vendim i marre me shumice votash nga KPK eshte haptazi i padrejte, ne kundershtim me ligjin dhe te gjithe provat e paraqitura. Relacioni i KPK ishte i mbeshtetur ne te paverteta, hamendesime dhe ne shifra te manipuluara e te dyfishuara qellimisht ne menyre flagrante. Une kam nje karriere prej mbi dy dekadash si gjyqtare, kam gjykuar me mijera ceshtje dhe e kam shume te qarte qe kam prekur dhe shume interesa. Nga zhvillimi i seances degjimore u duk qarte qe komisioni nuk i kishte lexuar e studiuar fare prapesimet e mia dhe ato dhjetera prova te paraqitura nga une rishtazi, qe evidentonin gabimet e renda te tyre per analizen time financiare. Nje komision qe zhvillon seance degjimore prej disa oresh, pa dosje perpara dhe pa bere asnje pyetje te vetme, tregon qarte qe vendimi ishte i paracaktuar. Ky vendim nuk e cenon aspak dinjitetin dhe integritetin tim profesional, por me vjen keq qe i gjithe kontributi im i dhene prej shume vitesh per te drejten dhe Reformen ne Drejtesi, te gjykohet nga nivele dhe ne standarte te tilla. Kam luftuar gjithmone per te drejten dhe do te vazhdoj ta bej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *