• |
ide | kryesore

Skandali/ Kryeministri i Qipros veriore kapet duke i kërkuar një gruaje të zhvishet (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Kryeministri i Republikës së vetëshpallur të Qipros Veriore, Ersan Saner ka dhënë dorëheqjen. Shkak është bërë një video komprometuese që u publikua në mediat sociale.

Aty shihet se Saner shfaqet në një hapësirë të ngjashme me zyrën, duke folur me video me një grua të re të cilës i kërkon që të zhvishet. Nga pamjet duket se gruaja i bindet “urdhrave” të tij. vetë kryeministri tha se kjo ishte një grackë për ta dëmtuar politikisht.

“Është e qartë se dikush dëshiron të më pengojë që t’i shërbej vendit tim të preferuar, partisë sime, duke përdorur mjete të këqija dhe ilegalisht, në vend të luftës politike”, – tha Saner në deklaratën e dorëheqjes si kryeministër dhe kryetar i partisë së tij. ©LAPSI.al

KKTC'de “kaset” skandalı: KKTC Başbakanı Ersan Saner kimdir? Ersan Saner  istifa mı etti?

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *