• |
ide | kryesore

Komisioni Europian për ndryshimet klimatike: Progres i pakët

-Instant, Lajme



“Megjithëse ka treguar një lloj përgatitjeje, Shqipëria vijon të karakterizohet nga progres i pakët në fushën e politikave mbi ndryshimet klimatike.”

Është ky përfundimi i Komisionit Europian në raportin e progresit të publikuar të martën, teksa në po të njëjtin dokument qeverisë i sugjerohet që të zbatojë strategjinë kombëtare për ndryshimin e klimës dhe planet e veprimit të lidhura me të.

Efektet e para të ndryshimeve klimatike kanë nisur të ndihen në vend. Energjia dhe bujqësia janë dy prej sektorëve.

Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, efekte të cilat sjellin pasoja për vendin dhe qytetarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *