• |
ide | kryesore

Targat, sot takohen grupet e punës të Kosovës dhe Serbisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Sot do të mbahet takimi i parë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian.

“Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Express.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *