• |
ide | kryesore

Indeksi krimit të organizuar “shuplakë” Shqipërisë: Dominohet nga rrjete kriminale, bashkëpunim me zyrtarë të shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Vendi ynë merr një “shuplakë të fortë” në lidhje me krimin e organizuar dhe përpjekjet e pakta për ta luftuar atë. Sipas Indeksit Global të Krimit, Shqipëria renditet e 57 në 193 vendet e botës”.


Indeksi Global i Krimit të organizuar, është një mjet botëror që vlerëson nivelet e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj veprimtarisë kriminale të organizuar. Ai përfshin në renditjen e tij të gjitha shtetet anëtare të OKB -së, gjithsej 193 vende.


Për sa i përket Shqipërisë, ky indeks tregon se vendi ynë – “dominohet nga rrjete kriminale të mbivendosura dhe aktorë të stilit mafioz familjar. Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe thuhet se po kalojnë në prokurimin publik. Ata e kanë pozicionuar veten si disa nga organizatat kriminale më të fuqishme në Evropë.

Një prej cilësimeve që ky indeks i jep kriminalitetit në Shqipëri, është se e quan të dhunshëm, në një bashkëpunim të mirë me zyrtarët e korruptuar të policisë dhe gjyqësorit, të emëruar shpesh në pozicione politike në nivele të ndryshme brenda aparatit shtetëror, si dhe me aktorët e huaj, veçanërisht mafien siciliane, si dhe grupet kriminale të organizuara turke.

Vlen të theksohet fakti që reagimi qytetar është vlerësuar gjithashtu me notë te ulët, që tregon humbjen e besimit tek institucionet, shkruan Top Channel. Tregues i kësaj është fakti që nga 2008 nga vendi janë larguar 700 mijë qytetarë.

5 Comments

  1. ARRESTOHET YMER GELBAZA DHE FRROK CUPI-POLICIA I KAPI DUKE MASTURBUAR AFER PALLATIT TE GRIDA DUMES thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA I VJEDH PARAT E SHTETIT PER TE SULMUAR ALBIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN

  2. “” Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe thuhet se po kalojnë në prokurimin publik. “”

    …………po kalojnë në prokurimin publik??????????????????????????
    Keta prokurimin publik e kane kaluar me kohe , tani po kalojne ne drejtim te institucioneve shteterore dhe pak vite me vone do kapin vete shtetin . Pastaj do te kemi 1000% NARKOSHTET .

    Bravo Ridhjersaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Bravo Palloooooooooooooooooooosh

  3. Grupet kriminale po cojne dhe “Arrnaut 1” dhe “Arrnaut 2” ne hapesire ju thoni korrupi, prokurimet etj. Duhet ti djegesh me benzine rilindsat e qire robsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu