• |
ide | kryesore

Autoblinda gjermane frikëson Europën: askush si Bayerni i ri

-Instant, Sport

Një autoblindë e vërtetë, që duket se nuk ka ndërmend ta ndalojë. Ky është Bayern Munich i ri i magjistarit Julian Nagelsmann, i cili nuk pati as më të voglin problem për të marrë trashëgiminë e Flick. Askush në të gjithë Evropën nuk udhëton drejt mesatareve të afrueshme me ato të gjermanëve, të cilët në Bundesligë, ashtu si në Ligën e Kampionëve po fluturojnë, fjalë për fjalë, ashtu si u pa në javën e fundit të kampionatit, me 4-0 e pastër ndaj fatkeqit Hoffenehim, me Nagelsmann që ishte pozitiv me Covid e që e drejtoi ekipin nga shtëpia me “smart working”.


Në Gjermani, edhe pse kanë vetëm një pikë më shumë në renditje se Borussia Dortmund i yllit Haaland, bavarezët kanë një mesatare marramendëse prej 33 golash të shënuar në 9 ndeshje, 3.66 për takim, gjë që i bën sulmi më i mirë evropian absolutisht.


Akoma edhe më të mira janë shifrat jashtë kufijve gjermanë, ku me 12 gola në 3 ndeshje të Champions League, pa pësuar as edhe një, kanë dërguar mesatarisht 4 topa në rrjetë për ndeshje, me kualifikimin për në 1/8 të hipotekuar në një grup me Benficën, Barcelonën, e masakruar me rezultatin 3-0 në Camp Nou dhe Dinamo Kiev.

Lideri i golashënuesve është gjithmonë Robert Lewandowski, që është vërtetë 33 vjec por nuk i shfaq në fushë. Me 10 gola në Bundes, 5 në Ligën e Kampionëve, qendërsulmuesi polak ende arrin të bëjë më mirë se jashtëtokësori Haaland, i cili aktualisht është 5 gola prapa.

Të gjithë kundërshtarët janë të paralajmëruar, në Mynih nuk e kanë harruar ende eliminimin e vitit të kaluar në çerekfinale, përballë Paris Saint Germain, autoblinda Bayern shyp gjithcka i del përpara, me një dëshirë të madhe për hakmarrje dhe për të rimarrë Champions League.

2 Comments

  1. O Zot çfarë krahasimi ?
    Të njësosh me autoblindë një skuadër të suksesëshme futbolli.
    Duke lexuar titullin po prisja të merja vesh nga shkrimi se çfarë autoblinde luftarake përbindësh qenka prodhuar në Bajern të Gjermanisë, që kudo që kalon le prapa kufoma e shkatërime e që asnjë mjet tjetër lufte nuk i dilka përballë.
    Jo mor jo.
    Fjala qenka për një skuadër futbolli që paskej futur shumë gola në rrjetën e portës së skuadrave kundërshtare.

  2. Nuk duhet të çuditemi se pse ndodhin skandale veprimesh të dhunëshme midis tifozëve të futbollit, pasi lexojmë shkrime të tilla që e konsiderojnë futbollin si luftë “autoblindash”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu