• |
ide | kryesore

Jessie J vendos të ndahet vetëm disa muaj pas lidhjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Jessie J zbuloi se ka vendosur që të ndahet nga i dashuri i saj, Max Pham. Gjatë një videoje live në Instagram, këngëtarja u shpreh se ata nuk kanë qenë bashkë për disa javë.

“Unë dhe Max kemi qenë vetëm miq për një kohë. Asgjë dramatike nuk ndodhi. Ai është një njeri i mahnitshëm. Ne të dy kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Thjesht nuk ishte romancë e drejtë. Kështu që ne vendosëm që miq është.”, tha ajo.

Më tej, ajo dha më shumë detaje përsa i përket këngës që pritet të nxjerrë së shpejti.

“Kënga e parë ka të bëjë me të qenit në një lidhje dhe dikush thjesht e hedh poshtë atë. E dini, kur kaloni një ndarje dhe dikush thotë, ‘OK, mirupafshim’.

Një nga këngët e mia të preferuara ka të bëjë vetëm me atë dhe të kërcej në fund.”, u shpreh ajo. Kujtojmë se para Max, ajo ka qenë e lidhur me Channing dhe vitin që lamë pas, ato zgjodhën që të mos ishin më bashkë. Lidhja e tyre filloi pak në mënyrë interesante. Jessie dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-s, pas divorcit të Channing me Jenna Deëan, me të cilën ishte i martuar prej nëntë vitesh. Më pas u ndanë sepse, referuar burimeve të ndryshme, Channing “ishte super i zënë me karrierën dhe të qenurit baba”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *