• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ 20 raste të reja, asnjë viktimë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste me COVID-19 në Kosovë, Asnjë person nuk ka humbur jetën në këtë hark kohor.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë kryer 2.072 testime.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256. Në total numri i rasteve aktive është 427. MSH po ashtu njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës. Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *