• |
ide | kryesore

Mori “Benz”-in me qira dhe u zhduk për 6 ditë, arrestohet i riu nga Tirana

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia në Durrës, mes tyre njëri për mashtrim, që ishte shpallur në kërkim më parë. Sipas policisë 29-vjeçari me inicialet B.B., banues në Tiranë më 21 Tetor i kishte marrë me qira mjetin tip “Benz” një tjetër personi me inicialet R. Ç. dhe nuk ia kishte kthyer më.

Pronari i makinës e denoncoi dhe policia sot e vendosi në pranga.  I arrestuari i dytë është A. M. 64-vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në gjendje të dehur duke drejtuar makinën. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *