• |
ide | kryesore

Nuk u lejohen takimet me familjarët, të burgosurit në Peqin në grevë urie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të burgosurit që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit kanë hyrë në grevë urie qe një dite me parë.

Rreth 150 të dënuar kanë refuzuar ushqimin, si pasojë e mungesës së takimeve me familjarët e tyre nga situata e krijuar prej Covid-19.

Kjo nuk është hera e parë që në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, zhvillohet një grevë urie nga të dënuarit si pasojë e kufizimeve nga koronavirusi, njofton Fax News. Ata kërkojnë të lejohet takimi me familjarët e tyre, ndërsa një tjetër arsye që ata kanë protestuar ka qenë edhe aplikimi i regjimit “41-biss”. Burgu i sigurisë së lartë në Peqin janë persona me rrezikshmëri të lartë për vepra të rënda penale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *