• |
ide | kryesore

Alizoti sqaron debatin me Bashën: Nuk jam në PD për asnjërin, por partia është në krizë të thellë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka shpjeguar qëndrimin e tij lidhur me situatën në Partinë Demokratike dhe diskutimin që pati me kryetarin Basha në mbledhjen e grupit parlamentar. Ai tha në “Opinion” se ky debat është nxjerrë nga konteksti. Ai theksoi se ndodhet në këtë forcë politike, jo për hir të Bashës apo Berishës, por për hir të historisë së tij familjare.

“Esenca e themelimit të PD-së ka qenë mendimi ndryshe. Unë nuk jam në PD, as për Berishën, as për Bashën. Unë jam në PD, për arsyet e mia historike, për njerëzit e mi pa varr. Ne familjen time ka vetëm dy varre që është vetëm ime më dhe im atë. Gjyshërit e mi nuk dihen ku janë. Unë kam lindur ne internim dhe kam parë tim atë në Spaç, kam par tmerret e komunizimit”, – tha Alizoti.

Alizoti pohoi se PD është aktualisht në krizë, por sipas tij kjo vjen nga mungesa e ideologjisë në parti.

“Kriza reale në PD është se nuk ka ideologji, nuk ka luftë ideologjish. Kriza më e madhe është kriza ideologjike e të djathtës shqiptare dhe pikërisht sepse ka përfunduar në një realitet nëpërmjet dy individësh. Për mua si Alizot është e rëndësishme opozita, është e rëndësishme Partia Demokratike, që cilido që të fitojë këtë betejë, do të jetë më e vogël dhe nga kjo mbretëron Edi Rama në Shqipëri”, – u shpreh deputeti i PD.



2 Comments

  1. Dhe ti i ores 00:00 je nje kokerr idioti qe hap goje e merr fryme vetem si proces fiziologjik. Me mire mos fol se ndot mjedisin, per kete na mjafton lideri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *