• |
ide | kryesore

“Je me ne apo me ata?”/ Deputeti i PD tregon presionet mes demokratëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka ngritur shqetësimin e tij, se kjo forcë politike është drejt përçarjes. Referuar debatit të brendshëm brenda partisë, ai u shpreh se është krijuar një tension dhe deputetët janë ndarë në dy grupe, ata të Bashës dhe të Berishës.

“Unë nuk jam me asnjë nga palët dhe jam vetëm me Partinë Demokratike. PD është elektorati i saj, elektorati i saj një pjesë e madhe vjen nga kjo shtresë anti komunistë. Kjo është një parti e madhe që mbledh këdo që mendon në këtë mënyrë.

Kriza reale e PD është sepse nuk ka luftë ideologjike. Unë e shikoj krizën më të madhe, atë ideologjike. Është kriza e të djathtë shqiptare dhe pse ka përfunduar në një rivalitet mes dy individësh që për mua është rivalitet nëpërmjet pushtetit.

Për mua si Alizot është e rëndësishme opozita dhe PD, e cila kushdo që të fitojë këtë betejë do jetë më e vogël se më parë. Duke qenë më e vogël mbretëron Edi Rama në Shqipëri. Kjo është rrezik për shqiptarët, për PD dhe për kombin shqiptar”, – tha deputeti Alizoti në emisionin “Opinion”.

Alizoti sqaroi edhe debatin brenda grupit parlamentar dhe atë çfarë i kishte kërkuar Lulzim Bashës, në mbledhjen e grupit tre ditë më parë.

“Duke pasur dy grupime të ashpërsuara, tensioni është aq i madh sa të gjithë kanë marrë rolin e tifozëve. O je me mua, o nuk je me mua. Sot grupi që është më shumë në siklet është grupi i deputetëve, të cilët po intimidohen nga të dyja palët. Çfarë është e papranueshme në këtë situatë është linçimi, që vjen nga tiparet enveriste. Kjo është fatkeqësi.

Pse unë nuk jam me palët? Sepse unë nuk jam pjesë e krizës. Kriza ka ardhur nga dy figurat e rëndësishme, nga figura e rëndësishme e PD, që ka një histori të madhe në PD dhe është përplasur me kryetarin aktual për situatën në PD. Kjo gjë nuk më përfshin as mua dhe as deputetët e tjerë. Por meqë ata janë përfshirë në këtë përplasje kërkojnë që njerëzit të jenë o me ata, o kundra tyre.

Unë nuk jam pjesë e krizës dhe nuk ka pse të jem palë me askënd. Për mua është PD që është pranë përçarjes. Sepse kushdo që do fitojë betejën janë krijuar dy grupe.

I thashë, zoti kryetar a mund të diskutojmë për situatën që është në PD?! Unë mora nismën që të diskutonim dhe arrita në një koncept që o flitet tani o heshtet përgjithmonë. Basha dëgjoi dhe nuk bëri asnjë reagim. A mundte të flasim për krizën në PD?! Ky ishte thelbi i bisedës.

Situata në PD ka degraduar kaq thellë dhe mua kjo më shqetëson shumë. Unë nuk dua çarjen e PD. PD është drejt çarjes. Personat që janë pjesë e konfliktit kanë një përgjegjësi historike. Nëse ata janë të aftë dhe të mbajnë një përgjegjësi historike, përgjegjësia do bjerë mbi ata. Unë prandaj fola dhe i bëj thirrje demokratëve që të mos lejojnë përçarjen.

Lufta brenda llojit është shumë e ashpër. Unë si një demokrat i thjeshtë, kam një mision. Roli i kësaj partie është më i madh sesa dy persona. Beteja është e të dyve, por më e keqja është se në 30 vjet demokraci Shqipëria nuk prodhoi një elitë të mirë politikanesh” – tha Alizoti.



6 Comments

  1. Nuk eshte hera e pare qe percahet PD-ja. Te dyja partite e medha jane percare e permbledhur me sukses ne keto 30 vite. Frika e percarjes nuk duhet t’i ndale proceset qe jane te rendesishme ne parti. Meqe e quan veten konservator dhe kerkon kthimin e ideologjise ne parti minmumi duhet te pranosh qe i vetmi vend ku permendet konservatorizmi sot eshte foltorja.
    Po te jesh me i qarte per gjerat e kupton qe nenshtrimi i Bashes ndaj amerikaneve eshte ne fakt me shume kapitullim perpara nje ideologjie qe per ne eshte e mbrapshte sesa nje shteti. Per kete administrate Berisha eshte pike se pari mekatar ideologjik. Nuk ka asnje element tjeter racional qe te na thote pse korrupsioni i Rames dhe Bashes qenka me i prefererueshem se ai i Berishes.

    1. Berisha eshte pike se pari mekatar ideologjik.
      Nuk ka asnje element tjeter racional qe te na thote pse korrupsioni i Rames dhe Bashes qenka me i prefererueshem se ai i Berishes.

  2. Ti Alizoti ben apo je injorant?! C’pune ka Basha me Berishen, Saliu e ka me USA ceshtjen dhe do te terheqe PD ne lufte kunder USA! E ke idene cfare eshte USA o mamuth?! Pa USA dhe PD nuk ekziston me, pra ji qartazi me USA dhe Basha nuk morri vendim personal por per te gjithe ju demokratet dhe eshte ne lufte me 3 vampira qe bejne sikur luftojne nj-tj por jane ne marreveshje anti-reforme ne Drejtesi! Ti je i pari qe duhet te kuptosh se Basha perfaqeson fryme te re ne politiken shqiptare dhe ka nevoje per cdo demokrat pasi tashme i rrezikohet jeta me c’ka thene ne Parlament!

    1. O Tavura ke ura, Basha ka pune me Berishen sepse smund ta perjashtoje nga partia me vendimin e tij te vetem. Basha sdo kishte pune fare me Berishen nese do e hidhte ne vote ne kryesine apo strukturen e PD-se dhe nga vota do dilte dhe vendimi njehere e pergjithmone, perjashtim apo jo perjashtim cilido te ishte. Berisha nuk eshte anetar apo femija biologjik i Lulit qe ta nxjerre jashte familjes se vet me vendimin personal.
      Dhe sa per ceshtjen me USA-n, Saliu e ka zgjedhur rrugen me gjyq. Saliu kete shkundje po e ben se e moren vesh i madh e i vogel qe Luli eshte opozita fasade e ketij rregjimi biznesesh okulte mes Ramazanit dhe kunatit te shokut Xhelul.

  3. E kuptoj dilemën tuaj z.Alizoti.Sigurisht që je më Pd.Edhe Berisha e Basha por problemi është kush është më statutin dhe si është respektuar. Pd ka një histori dhe Berisha është pjesë kryesore e historisë së saj. Pra me pak fjalë si ju e keni parë këtë moment në këtë histori përjashtimi i tij si dhe ndërhyrjen e ambasadës amerikane. Si demokrat e intelektual nuk u pronuncuat. Sepse përplasja për këtë arësye po zhvillohet. Statuti dhe sjellja ndaj saj për mos përmendur humbjet dhe veprimet individualiste të Bashës!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *