• |
ide | kryesore

Abuzimi me tenderin 7 mln lekë në Bashkinë e Durrësit, SPAK vë në pranga 6 zyrtarë dhe 2 punonjës kompanish

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet lidhur për një tender të zhvilluar nga Bashkia e Durrësit ku ka konstatuar shpërdorim detyra nga ana e punonjësve. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasit A.V., M.L. dhe A.T., me cilësinë e  anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilët akuzohen për “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit A.B., E.R., L.R. dhe R.S., administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim.

 



1 Comment

  1. Bravo SPAK .
    8 te burgosur per 7 milion lek.
    Po 400 milion € te inceneratoreve asnje.
    Bravo. Sukses i reformes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *