• |
ide | kryesore

Abuzimi me tenderin 7 milionë lekë në bashkinë Durrës, GJKKO merr vendimin për 8 zyrtarët

-Instant, Arkiva, Lajme



Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e sigurisë ndaj zyrtarëve të bashkisë Durrës dhe administratoreve të perfshire në tenderin e shkallëve të zjareëfikësve.

GJKKO vendosi “arrest me burg” për shtetasit Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Artan Taho, Riza Sulaj, Albion Bushi, ndërsa “arrest në shtëpi” për Lulzime Ramin.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tre ditë më parë vuri nën akuzë persont e lartëpërmendur për shkelje tq pabarazisë në tendera. Sipas SPAK këta persona kanë abuzuar me një tender për blerjen e një mjeti zjarrfikës në qarkun e durrësit. Personat e arrestuar janë zyrtarë të bashkisë Durrqs, dhe përfaqqsues tq firmave që kanë marrë pjesë në këtë tender.

SPAK ka kryer një tjetër goditje përsa i përket abuzimit me tendera. Shënjestër e strukturës antikorrupsion këtë herë ka qenë bashkia e Durrësit.

6 zyrtarë të bashkisë së qyteti bregdetar dhe 3 punonjë të kompanive private janë arrestuar me urdhër të SPAK për abuzime në tender. Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurisë mbrëmjen e së enjtes ndërsa ndaj tyre janë ngritur akuzat e “shpërdorimit të tyrës”, “falsifikim dokumentesh” dhe “shkelejs së barazisë në tendera.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, këta persona kanë abuzuar me një tender përsa i përket blerjes së një zjarrfikësve me shkallë, e cila ka kushtuar plot 70 milion lekë.

Hetmet kanë nisur pas tenderit të zhvilluar nga Bashkia Durrës, në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit 70 milionë lekë të vjetra, ku janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasit Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho, me cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit Albion Bushi, Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *