• |
ide | kryesore

Balotazhi për zgjedhjet lokale në Maqedoni, KSHZ-ja 12 orë afat për rezultatin

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut do të shpallë rezultatet fillestare të zgjedhjeve lokale të marra në mënyrë elektronike nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në mënyrë të njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet bazohen në të dhënat nga procesverbalet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Ndërkaq pritet që rezultatet fillestare të zgjedhjeve do të shpallen në afat prej 7 orësh pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhorë dhe tabela e shpalljeve në komuna dhe të shpallen në media.

Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit në afat prej 10 orëve pas zgjedhjeve i shpallë rezultatet fillestare të zgjedhjeve për anëtarë të këshillit, përkatësisht për kryetar komune, sipas orarit të KSHZ-së, në bazë të të dhënave nga Komisionet komunale zgjedhore për qytetin e Shkupit dhe i shfaq ato në një tabelë të shpalljeve në Qytetin e Shkupit si dhe i njofton ato për media.

KSHZ-ja i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve menjëherë, dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e përfundimit të tyre. KSHZ-ja i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për secilën komunë veç e veç.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ-ja i shpall menjëherë dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e përfundimit të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *