• |
ide | kryesore

“Open Balkan” zhvendoset në Serbi, pas mbledhjes liderët do mbajnë konferencë për shtyp

-Instant, Lajme, Të fundit



Takimi i radhës mes tre vendeve që janë pjesë e “Open Balkan”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të zhvillohet në Beograd sot. Në këtë takim vendi ynë do përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama ndërsa kreu i ekzekutivit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka njoftuar se nuk do të jetë prezent pasi ai dha dorëheqjen të dielën e kaluar për shkak të humbjes së zgjedhjeve lokale dhe do të përfaqësohet nga Nikolla Dimitrov. Liderët e Ballkanit pritet të fokusohen edhe njëherë në zbatimin e marrëveshjeve për 4 liritë kryesore të Bashkimit Europian për të forcuar më tej bashkëpunimin në rajon. Për të diskutuar dakordësinë e arritur në këtë takim Vuçiç, Rama dhe Dimitrov do të dalim më pas në një konferencë të përbashkët për mediet.

Edhe ky takim i radhës e gjen iniciativën e Ballkanit të Hapur pa Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, pasi nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme.



7 Comments

  1. Njeri thote kosova eshte serbi, tjetri i pergjigjet qe duhet te njihni kosoven, por ne fund jane miq te mire!! Se kush po ja fut njeri tjetrit nje zot e di, e sigurt eshte qe te dy po ja fusin perkatesisht mbeshtetesve te tyre.

  2. Keta te dy duhen vec per pazare e interesa personale. Se sa shume i do dhe respekton qeveria serbe shqiptaret kuptohet kur lexon deklaratat e ministrit te mbrojtjes Vulin dhe krujeparlamentarit Daqiq. Po sulltan Surrelit aq i ben, si gjithe prijesit shqiptare ne shekuj qe nuk shihnin dot me larg se cu kapte syri, edhe ketij i mjafton te dale me Zahon para shtepise dhe ti tregoje me gisht se deri ku shtrihen pronat qe do i trashegoje

  3. Fotot me te relaksuara dhe qe ndihet me mire Rama si Kryeminister i ka me Vucicin.
    Perversiteti politik ne ekstrem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *