• |
ide | kryesore

Vrasja e shqiptarit në Gjermani, dorëzohet në polici një 17-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 17-vjeçar është vetëdorëzuar në policinë gjermane pas dyshimeve se ai është autori i vrasjes së një shqiptari 25-vjeçar në qytetin e Këlnit.

Sipas gazetës BILD, shqiptari ishte për vizitë te një i afërm në këtë qytet dhe kishte dalë për të festuar Hallouinin.

Ai u qëllua me një mjet të mprehtë përpara një klubi nate. Dëshmitarët thanë se mes tij dhe një personi tjetër kishte pasur sherr edhe brenda klubit.

Nuk dihet nëse adoleshenti e ka qëlluar me thikë apo me ndonjë shishe birre të thyer. Adoleshenti është nën akuzë për vrasje. Ai nuk ka folur, ndërsa është dorëzuar bashkë me avokatin në polici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *